Flash

Sot pritet lista e Luis De La Fuente

Ndërsa presim thirrjet e Luis De La Fuente, që priten sot, Spanja do të duhet të luajë pa Gavi në ndeshjen e parë të Nations League kundër Anglisë në Wembley. Nëse mesfushori i Barcelonës thirret nga trajneri i kombëtares spanjolle, ai do të mungojë në ndeshjen e parë. Në fakt, FIFA refuzoi ankesën e RFEF ,Federatës Spanjolle të Futbollit, pas përjashtimit që mori Gavi në fundin e finales së Kupës së Botës më 19 korrik. Në atë episod, Leandro Paredes shtyu Gavi derisa e rrëzoi në tokë, duke sulmuar edhe Eric Garcia. Ndërsa argjentinasi u pezullua për 10 ndeshje, futbollisti i Barcelonës do të duhet të vuajë vetëm një ndeshje pezullim, përveç një gjobe prej 30.000 dollarësh.