Lajme
Milan
Amorim në konferencën e tij për shtyp
Ndeshja më e rëndësishme është gjithmonë E Ardhmja. Ne kemi një kalendar të ngarkuar dhe nuk mund të përballojmë të humbasim asnjë lojtar.
Kjo është një ndeshje e rëndësishme, ndaj duhet të bèjm rotacion në skuadër, por të gjithë janë gati të luajnë. Ferencváros është një ekip i shkëlqyer, dhe duhet të japim gjithçka për të fituar.
Kundër Benfikës, kishim zotërimin e topit, por na shkoi keq më pas. Në Salzburg, fituam bindshëm.
Gjithmonë varet nga rrethana të caktuara specifike. Nuk jam i kënaqur me totalin e pikëve tona as në Serie A e as në Evropë.
Duhej të kishim më shumë pikë, por duhet të pranojmë ku jemi dhe të vazhdojmë të përmirësohemi.
Ferencváros janë mësuar të fitojnë,pavarësisht kontekstit. Luajnë mirë, rrotullojnë efektivisht dhe kanë një indentitet të fortë. E dinë si të luajnë dhe si të fitojnë.
Ferencváros? Ata do të vijnë në San Siro pa asgjë për të humbur, prandaj ne duhet të luajmë mirë dhe të qëndrojmë të përqendruar. Kundër Interit, ne mbetëm të përulur dhe vigjilentë, duhet të bëjmë të njëjtën gjë përsëri.
Nuk mund t'i mbivlersojmë kundërshtarët tanë. Jemi në gjendje të fitojmë ose të humbasim çdo ndeshje, varet nga qasja jonë.
Sot, ne kemi mjetet për të studiuar çdo kundërshtar. Rezultati varet nga shumë gjëra,performanca jonë dhe ndonjëherë pak fat.
Identiteti i Milanit?
Besoj se tashmë e kemi një. Ndonjëherë ndryshojmë mënyrën e lojës, por gjithmonë duam të jemi proaktiv dhe të vendosur.
Duhet të krijojmë më shumë raste shënimi, të luajmë më mirë dhe të menaxhojmë ndeshjet më efektivisht. Kur shikoj ekipin, shoh se ka ende shumë punë për t'u bërë.
Interi tani është në të kaluarën, ne jemi të përqendruar te e ardhmja.
Të shtunën, mbrojtëm me topin, gjë që na lejoi të performonim mirë. Ishim shumë më mirë se ndaj Bolognës.
Ndonjëherë është e rëndësishme të përshtatesh me kundërshtarin. Nesër, duhet të tregojmë të njëjtin qasje.
Diawara meriton vlersim sepse po punon mirë. Ai do të marrë më shumë mundësi për të luajtur.
Ai kishte luajtur më parë si mbrojtës i majtë, prandaj e provuam aty. Ai është i fortë dhe i shpejtë, dhe pothuajse shënuam nga një prej centrimeve të tij. Ndoshta ai do të startojë sërish nesër.
Nuk mund të ndash pjesën e dytë të derbit nga e para. Ne përmirësuam kuptimin tonë të lojës, megjithëse ndoshta na mungonin disa lojtarë për të shtyrë Interin prapa gjatë pjesës së dytë.
Të gjithë më uronin tashmë për 'derbin e mirë' kur ende duhej të përballeshim me Bolognën. Kjo është mentaliteti i një klubi të vogël. Ndeshja më e rëndësishme duhet të jetë gjithmonë e ardhmja,jo vetëm ndeshjet e mëdha.
Jam i lumtur që mposhtëm Interin, por jam ende I mërzitur për humbjen ndaj Bolognës.
Do të jem emocional kur të fitojme skudeton.
Cardinale mbështeti trajnerin e tij pavarësisht se njerëzit thoshin që ne nuk po fitonim ndeshje. Ai është një amerikan që tregon emocionet e tij.
Do të jem emocional kur të fitojmë dicka, por kur ta bëjmë këtë, unë tashmë do të mendoj për trofen e ardhshëm.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!