Para ndeshjes, Jürgen Klopp ishte ulur përpara nesh dhe na mbajti një fjalim, ai tha: Askush nuk na jep shans. Asnjë person normal nuk na jep shans. Por unë jam ulur këtu përpara jush dhe po ju jap çdo shans në botë dhe po ju them tani që kjo do të jetë nata më e veçantë e jetës suaj. Dhoma e zhveshjes para ndeshjes ishte me të vërtetë më e zëritshmja që kam përjetuar në të gjithë jetën time, të gjithë ishin thjesht të përqendruar si lazer , të gjithë ishin gati, ndjemë se mund ta realizonim dhe morëm nisjen më të mirë me golin e shpejt. Andy Robertson: Urrejë të luaj me Galatasarayn [jashtë fushe]. Të luash atje është absolutikisht e frikshme . Ata thjesht fishkëllijnë për 90 minuta të plota. Cili është ekipi yt ëndërr me pesë lojtarë, me ish-dhe bashkëlojtarë aktualë? Andy Robertson: Alisson, Virgil van Dijk, Thiago Alcantara, James Maddison, Mo Salah. Por edhe Bobby Firmino. Kush është kundërshtari më i fortë me të cilin ke luajtur ndonjëherë? Andy Robertson: Lionel Messi, Gjysmëfinalja e Champions League në Camp Nou. Andy Robertson flet thellë për vdekjen e Diogo Jotës: Më vjen ende shumë keq për djemtë që i morëm në verën e vitit 2025. Sepse këta djem erdhën në një klub futbolli të thyer, ata erdhën në një skuadër që nuk merrej më me futbollin. Sepse sapo humbëm një nga shokët tanë më të mirë. Ne mendonim me vete: Ç'kuptim ka? Nuk ka më kuptim. Shiko çfarë po kalon familja e Diogo Jotës, shiko fëmijët e tij të vegjël. Dhe ai ishte shoku ynë, ai ishte gjithçka për ne. Isha ende me të një javë para se të vdiste. Ta shikoja më të lumturin që kishte qenë ndonjëher [në dasmën e tij], dhe një javë më vonë të shikoja familjen e tij të copëtuar. Andy Robertson për Trentin: Trent mund të jetë një mbrojtës i pakalueshëm 1v1. E kam parë të mbyllë Mbappé për PSG , dhe në finalet e Champions League ai ishte pamohueshëm . Trent është një mbrojtës shumë i mirë Por njerëzit kanë krijuar këtë stigma rreth tij sikur ai nuk di të mbrojë. Andy Robertson për largimin e Jürgen Klopp: Natën para njoftimit të tij morëm një mesazh: 'mbledhje në gjysmë e nëntës'. Agjenti i tij ishte në sallën e mbledhjeve, të gjithë ishin aty. Dhe ndëraa ai po na tregonte për largimin e tij, lajmi u përhap në Sky. Kështu që më kujtohet që dola nga dhoma e mbledhjeve dhe gruaja më shkroi me mesazh: 'pse nuk më the'? Dhe unë i thashë: Sa më than?! Andy Robertson për ndryshimin midis Arne Slot dhe Jürgen Klopp: Arne Slot merrej shumë me statistikat. Ai solli njeriun e tij [Ruben], i cili ishte gjithmonë me iPad-in e tij. Edhe nëse bënit shumë sprintime në stërvitje, Ruben ndërhunte. Pra, ata ishin shumë më të përqendruar te statistikat. Sa i përket taktikave: Jürgen Klopp ishte gjithmonë si... Nëse ne bëjmë këtë, askush nuk mund të na përballojë! Ishte më shumë për ne, jo për të parë kundërshtarin. Dhe me Arne Slot ne gjithmonë analizonim më shumë kundërshtarin, dhe shikonim se si do të luanim duke u bazuar në taktikat e tyre. Arne Slot gjithmonë thoshte: " Shiko, nëse ata bëjnë këtë... atëherë ne bëjmë këtë. Ndërsa Jürgen Klopp thjesht qëndronte te plani i tij, ne nuk ndryshonim kurrë me Klopp, ndërsa Arne Slot përshtatej vazhdimisht me taktikat e kundërshtarit.