Davide Bartesaghi, mbrojtësi i Milanit, u intervistua nga MilanTV, kanali zyrtar i Rossonerëve, pas ndeshjes së Europa League mes Milanit dhe Ferencvaros (0–2): Shkatërruam gjithë punën e mirë që kishim bërë, duhej ta kishim lënë pas ndeshjen me Interin menjëherë, por dolëm në fushë me qëndrim të gabuar dhe mendoj se ishte një goditje e vërtetë. Megjithatë, që nga nesër duhet ta lëmë pas, të shërojmë plagët dhe të përqendrohemi te ndeshja tjetër, e cila është e rëndësishme. Sipas mendimit tim, gjithçka buroi nga qëndrimi ynë në pjesën e parë, sepse nuk ishim vetvetja ,e nisëm ndeshjen shumë keq. Është e vërtetë që ndoshta krijuam më shumë raste në pjesën e dytë, por kjo ishte e pritshme, duke marrë parasysh qëndrimin tonë në pjesën e parë, kështu që do të rishikojmë gabimet dhe do t'i analizojmë.