Juventus dhe Rennes do të dalin në fushë pas disa minutash për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Europa League. Bianconerët kërkojnë fitoren e tretë në tre ndeshje, pas triumfeve ndaj NEC dhe Celta Vigos. Para fillimit të ndeshjes, drejtori ekzekutiv i klubit, Giovanni Carnevali, foli për SkySport, duke bërë disa komente të rëndësishme për Spallettin dhe situatën në lidhje me Bremerin. Drejtori ekzekutiv i Juventusit tha këtë për Luciano Spallettin: Besoj se duhet të përpiqemi të rindërtojmë. Gjatë viteve të fundit janë bërë gabime, prandaj u gjendëm në një situatë të vështirë këtë verë. Nuk duhet të ndryshojmë gjërat vazhdimisht, përndryshe do të na duhet gjithmonë të fillojmë nga e para. Duhet të rindërtojmë, fanella e Juventusit ka shumë peshë. E dimë që kërkon kohë dhe nuk duhet të nxitojmë gjërat. Trajneri është vetvetja. Ai e di që duhet të punojë fort,presioni është i madh, por kjo është pjesë e të qenit në një klub si Juventus. Ne e dimë çfarë duhet të bëjmë, trajneri e di,jemi të qetë. Na mungon qëndrueshmëria, si në aspektin sportiv ashtu edhe atë financiar. Ajo që ka rëndësi është puna, dhe Spalletti e di saktësisht çfarë të bëjë. PËR BREMERIN Rreth komenteve të Bremerit pas ndeshjes Lazio-Juventus, Carnevali shtoi: Kemi biseduar me të,ato komente ishin të papërshtatshme. Ne e kemi bërë të qartë.