Philippe Donnet, CEO i Grupit Generali, është mysafir i AC Milan këtë mbrëmje, i ftuar nga Cardinale dhe Scaroni, me të cilët ka një marrëdhënie afatgjatë dhe i cili më parë ka shërbyer në Bordin e Drejtorëve të Generali për shtatë vjet. Së bashku me Gerry Cardinale, Scaroni luajti një rol vendimtar në avancimin e projektit të stadiumit të ri dhe në finalizimin e partneritetit me Generali ,një nga marrëveshjet më të rëndësishme të të drejtave të emërtimit në historinë e sportit botëror duke theksuar vlerën komerciale të projektit të stadiumit të ri të Milanit. Po ashtu, pranishëm krahas Donnet ishte edhe Simone Bempord, Drejtori i Komunikimit dhe Marrëdhënieve të Jashtme të Generali. Mesazhi i Paolo Scaronit E enjtja shënon kulmin e viteve të punës së palodhur dhe vendosmërisë për t'i dhënë Milanit dhe Italisë një stadium të klasit botëror. Së bashku me Generali, një nga institucionet kryesore financiare të Italisë, prestigji global i së cilës pasqyron madhësinë e këtij projekti, po realizojmë një vizion afatgjatë të përbashkët me pronarin tonë Gerry Cardinale dhe RedBird Capital Partners. Së bashku, po krijojmë një shtëpi të re për breza të tifozëve Rossoneri, një platformë për sukseset e ardhshme të Klubit dhe një simbol që do të kontribuojë në të ardhmen e Milanit dhe do të vendosë një standard të ri për futbollin italian.