Pasi shënoi golin vendimtar në minutën e 95-të kundër Armenisë, Alphadjo Cissé dërgon një mesazh shumë të qartë: "Jam i bindur që ajo që kam treguar nuk është as 70 për qind e potencialit tim të vërtetë. Mund të bëj shumë më mirë." Lojtari i lindur në 2006-ën çoi U-21 të Italisë drejt fitores, duke treguar karakter, cilësi dhe qetësi në momentin vendimtar. Dhe tani ai tashmë po shikon përpara drejt Milanit,ai mund të startojë në ndeshjen e kthimit kundër Sassuolos, pjesërisht për shkak të mungesës së Saelemaekers. Milani ka një xhevahir për ta kultivuar. Dhe Cissé dëshiron të vazhdojë të impresionojë.