Të enjten në mbrëmje, kolegu im në Athletic (Matt Slater) mori një mesazh nga një koleg, dhe mesazhi thoshte: 'Ndiz sinjalet'. Po ndodhte,verdikti po i dorëzohej Manchester City dhe Premier League. Në atë moment isha në Portugali për një angazhim si folës. Më telefononin ndërsa isha në skenë,kur zbrita nga skena, bëra shumë telefonata... Dëgjova që Manchester City ishin fajtorë të të gjitha rregullave të premten, rreth mesditës. Unë bëj kaq shumë kontrolle të ndryshme, dhe në fund përpiqesh të triangulosh të gjitha informacionet, duhet të kesh sa më shumë te dhëna të jetë e mundur. Integriteti që më rrjedh në vena më ka mësuar të ndjek procesin me qetësi, në vend që të flas shumë për atë që do të bëj. Bëhet fjalë për ta bërë saktë. Nëse gaboj me këto histori, karriera ime mund të thërrmohet. Dua të them diçka: nuk marr kënaqësi nga publikimi i një historie që lidhet me një nga episodet më të turpshme në historinë e futbollit anglez/evropian/botëror. Nuk po marr asnjë kënaqësi nga një klub që u shpall fajtor për nivel industrial mashtrimi. Mora shumë kritika dhe abuzime nga tifozët e Manchester City. E zbulova vetë këtë dhe ndoqa procesin e duhur për të realizuar një punë gazetarësh të vërtet të rëndësishëm. Nuk kam marrë asnjë ankesë nga askush i përfshirë,kritikat e vetme erdhën nga Rrjetet Sociale. Ka lojtarë që panë karrierat e tyre të ndryshonin pasi nuk kualifikuan për Ligën e Kampionëve si pasojë e përfundimit pas Manchester City. Ka trajnerë që humbën punën, klube që u rënën, dhe ka edhe Liverpool. Pra pati festime në vende të ndryshme kur doli historia. Nëse ky rast shkon kundër Manchester City në fund të fundit. Hap një gamë të gjerë mundësish pasojash që nuk mund t'i kuptosh dot... Duke qenë se janë shpallur fajtorë për të gjitha akuzat, do të imagjinoje që do të jetë një dënim shumë i rënd. Po bëj vetëm supozime këtu, por nuk imagjinoj që do të luajnë në Premier League nëse dënimi është në përputhje me verdiktin.