Në prag të ndeshjes mes Francës dhe Italisë, Corriere dello Sport intervistoi ish-lojtarin e Milanit, Marcel Desailly, i cili u shpreh për momentin aktual të futbollit italian dhe Serie A: Problemi ndoshta lidhet me akademitë, stadiumet, filozofinë e lojës, ndoshta me të gjitha këto së bashku. Ndoshta diçka mungon në mënyrën e rritjes së gjeneratave të reja. Zgjedhja e Mancinit? Ka shumë interes rreth tij. Por nuk është e lehtë të bësh mrekulli: kur kalon një moment krize, duhet kohë për t'u rikuperuar". Duke vijuar intervistën, ish-mbrojtësi pranoi se nuk ndjek më me përkushtim kampionatin italian, por theksoi se lidhja e tij me ngjyrat kuqezi mbetet e pandashme. Serinë A aktuale? Nuk e shikoj shumë. Më tregoni ju pse, sepse në përgjithësi futbolli italian nuk ndiqet më si më parë. As Milanin nuk e ndjek? Sigurisht që po, është një nga skuadrat kryesore, bashkë me Interin, që synon edhe Champions-in. Por nuk më pëlqen të përfshihem shumë, e mbështes nga larg.