Po përfundon një cikël që zgjati njëzet vjet,më 7 tetor, në ndeshjen miqësore kundër Benin, Lionel Messi do të luajë ndeshjen e tij të fundit në karrierë me fanellën e Argjentinës. Një festë e vërtetë lamtumire, ku ylli i mëparshëm i Barçës ka ftuar personalisht të gjithë lojtarët që fituan së bashku me të Kupën e Botës në Katar në vitin 2022. Ndër ta edhe Paulo Dybala dhe Nahuel Molina, protagonistë në këtë fillim kampionati me Romën, megjithatë, dy futbollistët e verdhekuq nuk do të jenë të pranishëm në këtë ditë historike. Ashtu siç u komunikua direkt nga klubi, shoqëria verdhekuqe vendosi t'u mohojë të dy futbollistëve lejen për të shkuar në stadiumin Monumental të Buenos Airesit, ku do të zhvillohet ndeshja miqësore. Arsyeja pas refuzimit të drejtuesve verdhekuq qëndron në shpenzimin e energjisë që mund të nënkuptojë ky udhëtim. Në fakt, bëhet fjalë për një udhëtim ndërkontinental që zgjat disa ditë, me kthim të parashikuar të enjten, më 8 tetor. Tre ditë më vonë, Roma do të përballet me një ndeshje të vërtetë të madhe, përkatësisht sfidën ndaj Como-s së Fabregasit, e cila do të luhet në Sinigaglia në orën 12:30. Bëhet fjalë për një sfidë shumë të rëndësishme për të verdhët e kuqtë, sidomos duke pasur parasysh nisjen e shkëlqyer të kampionatit, ku skuadra e Gasperinit aktualisht ndodhet në vend të parë së bashku me Interin dhe Lazion. Prandaj, klubi dëshiron të shmangë çdo rrezik për gjendjen e Dybala dhe Molina , të cilët do të qëndrojnë në Itali, ndryshe nga Nico Paz, i thirrur nga Scaloni për ndeshjet e kësaj ndërprerjeje dhe që do të jetë i pranishëm në "vallëzimin e fundit" të Messit me Albiceleste. Njoftimi zyrtar: AS Roma njofton se Paulo Dybala dhe Nahuel Molina nuk do të marrin pjesë në ngjarjen e organizuar në Argjentinë për ndeshjen mes Argjentinës dhe Beninit më 6 tetor. Klubi njeh vlerën e këtij takimi për dy futbollistët, të lidhur me Lionel Messin dhe protagonistë së bashku me të në fitoren në Kupën e Botës 2022. Zgjedhja e Klubit i përgjigjet motiveve sportive dhe logjistike, të lidhura me kohëzgjatjen e udhëtimit ndërkontinental dhe afërsinë e angazhimeve zyrtare. AS Roma shpreh respektin më të madh për Lionel Messin dhe karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke i uruar atij dhe Federatës argjentinase një mbrëmje të veçantë.