Pas humbjes në ndeshjen e parë në Europa League, Milani kërkon të rikthehet me fitore në ndeshjen e dytë kundër Salzburgut, në të cilën Amorim do t'u japë mundësinë edhe lojtarëve që kanë luajtur më pak deri tani. Duke folur për Sky Sport në prag të ndeshjes, trajneri portugez tha këtë për kohën e tij me Rossonerët: " Mendoj se çdo projekt kërkon kohë, por e dimë që këto ditë, me gjithçka që po ndodh në futboll, është e vështirë ta marrësh këtë kohë. Ne duhet të përqendrohemi te fitoreja, dhe unë duhet të përqendrohem te përmirësimi i ekipit. Dhe megjithëse kjo nuk është një ndeshje e Ligës së Kampionëve, nuk mungon motivimi: Për ne, gjithmonë është Liga e Kampionëve, çdo detaj ka rëndësi. Ky ekip njihet për ritmin e tij, ndaj do të na duhet të jemi të përgatitur. Mendoj se ekipi është në formë të mirë. Sigurisht, ashtu si lojtarët, ndjeva një ndjenjë heshtjeje dhe zhgënjimi pas ndeshjes kundër Sassuolos, por kjo është një shenjë e mirë. Ekipi është gati,do të bëjmë gjithçka që të mundemi për të fituar , ne ndjejmë atë përgjegjësi." ROTACIONET Francesco Camarda pritet të marrë shansin për të nisur ndaj Salzburgut: Ai po stërvitet mirë, nuk do t'ju them nëse do të nisë apo jo, por do të marrë më shumë minuta lojë. Duhet t'u japim mundësi gjithë skuadrës, sepse do na duhen të gjithë dhe të gjithë duhet të jenë gati. Më pas trajneri foli për Comotto-n: Po performon shumë mirë,duhet ta kuptojmë që nuk është vetëm ai, por edhe lojtarë të tjerë që luanin në Serie B. Këtu është ndryshe sepse te Milani, edhe një barazim është një katastrofë. Nuk e di kur do të luajë,kemi disa opsione në mesfushë, por gjithashtu varet nga performanca e shokëve të tij të skuadrës. Mund të bëjmë rotacione të ndryshme, ndonjëherë është edhe çështje fati për të pasur mundësinë.