Plani i plotë i rikuperimit të Matteo Gabbia pas dëmtimit të tij më në fund është finalizuar,nënkapiteni i Rossonerëve ishte sot në Londër për një konsultë përfundimtare me specialistin. Testet kanë konfirmuar se mbrojtësi do të jetë në gjendje të fillojë menjëherë trajtimin konservativ për t'u rikuperuar nga dëmtimi i fleksorit të kofshës së majtë. Operacioni për trajtimin e dëmtimit të muskulit fleksor të kofshës së majtë i cili ka prekur pjesërisht tendinën është përjashtuar përfundimisht. Mbrojtësi pritet të rikthehet në fushë në vitin 2027, megjithatë tre deri në katër muajt e vlerësuar fillimisht për rikuperimin e tij mund të shkurtërohen ndërsa ai përparon. Në ditët e fundit, Gabbia postoi këtë mesazh në Instagram: Është një ditë vërtet e vështirë. Më vjen keq që nuk mund t'i ndihmoj ekipit në këtë fazë vendimtare të sezonit. Do të bëj gjithçka që të kthehem në formën më të mirë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, së bashku me shokët e skuadrës, duke veshur fanellën Rossoneri. Një falënderim i madh për familjen time, klubin, stafin dhe shokët e skuadrës që kanë qenë pranë meje. Faleminderit, natyrisht, edhe të gjithë ju tifozëve që jeni gjithmonë aty për ne dhe pranë nesh. Shihemi së shpejti në San Siro!!! Forza Milan gjithmonë.