Natyrisht, për mua ishte e vështirë atë ditë. Një moment i vështirë të eliminohemi në atë mënyrë... Por kam respekt të jashtëzakonshëm për Messin. E kam parë të rritet si futbollist. Mendoj se ai është thjesht një lojtar i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu një person i jashtëzakonshëm, nga ajo që më thonë njerëzit që e njohin. Kam pasur vetëm disa herë të punoj me të, por më duket një person shumë i përulur. Ai gjithmonë ka vënë ekipin përpara vetes, dhe mendoj se kjo është një nga arsyet pse Argjentina pati suksesin që pati. Që nga ajo ditë, më kujtohet që e përqafova dhe i urova fat të mbarë për finalen. Në fund nuk ishte Kupa e Botës jonë, por kështu është Kupa e Botës, lojtarët më të mirë përballen me njëri-tjetrin në skenën më të madhe dhe, natyrisht, gjithmonë do të ketë një humbës. Atë ditë, pas humbjes, u përpoqa të mbaja kokën lart dhe të tregoja respekt për ekipin tjetër. Mendoj se kjo ishte diçka e rëndësishme, dhe veçanërisht ndaj Leos për shkak të asaj se sa i jashtëzakonshëm ka qenë ai në futboll për kaq shumë vite. Harry Kane për fitimin e Ligës së Kampionëve me Bayern Munich: Edicioni i fundit ishte vërtet i mirë për ne: të dytët në fazën e grupeve, me 7 fitore dhe 1 humbje. Dhe pastaj patëm disa ndeshje shumë të mira,Atalanta, Real Madrid... Ajo ishte shumë e veçantë, dhe kundër PSG, natyrisht. Dy ndeshje të pabesueshme për tifozët. Mposhtja jonë e ngushtë ishte e vështirë për t'u pranuar. Ishim shumë pranë, kishim besimin dhe cilësinë e nevojshme për të qenë në finale. Por kjo është Liga e Kampionëve,gjithçka vendoset nga diferenca shumë të vogla. Bëhet fjalë për të bërë më shumë a më pak të njëjtën gjë, dhe për të hedhur atë hapin e fundit. Ky Bayern ka urinë e nevojshme si grup, si skuadër, dhe gjithashtu trajnerin e duhur. Harry Kane për sekretin pas shënimit të më shumë golave ndërsa plaket : Njëri prej tyre e njihni mirë, Dr. Alejandro Elorriaga... Alejandro ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në suksesin tim. Alejandro luan një rol themelor në gjendjen time aktuale. Ne punojmë shumë prapa skenave. Jemi bashkë prej gjashtë vjet e gjysmë, që nga viti 2020. Dhe ai është një nga arsyet kryesore pse mund të performoj në këtë nivel dhe të luaj kaq shumë ndeshje. Nuk është rastësi që kam vazhduar të përmirësohem gjatë këtyre viteve, pasi, siç besojnë disa, në këtë moshë performanca zakonisht bie. Por në rastin tim ka ndodhur thuajse e kundërta. Puna që bëjmë me Alehandron është jashtëzakonisht shpërblyese dhe e kënaqshme për të dy. Ai është gjithashtu një person i shkëlqyer dhe kalojmë shumë kohë së bashku, kështu që, natyrisht, dua ta falënderoj jashtëzakonisht shumë për gjithë punën e tij. Harry Kane për Topin e Artë: Është e komplikuar ... Nuk më ka pëlqyer kurrë të flas shumë për veten time. Por është e vërtetë që arritja e 73 golave, që është për më tepër shifra e dytë më e lartë në histori, flet vetë. E vetmja gjë që do të thoja është se sezoni i kaluar ishte i jashtëzakonshëm, si në nivel personal ashtu edhe si ekip. Ishte, me shumë, sezoni më i mirë i jetës sime. Por Topi i Artë nuk është në duart e mia. Varet nga njerëzit që votojnë. Nga pikëpamja ime, sezoni i kaluar tashmë është në të kaluarën. Tani jam i përqendruar te ky sezon dhe mezi pres të shoh se çfarë tjetër mund të bëj. E di që do të flitet shumë për Topin e Artë deri në tetor, sepse është një çmim i madh. Harry Kane për Topin e Artë 2026 që do të mbahet në Londër: Po, shumë njerëz më kanë thënë këtë dhe ndoshta është një shenjë e mirë. Sigurisht, fakti që është në qytetin tim të lindjes do ta bënte edhe më të veçantë... Pra po, është një ndjenjë e çuditshme që do të mbahet atje këtë vit. Do të na duhet të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë. Harry Kane për mundësinë e fitimit të Këpucës së Artë për herë të tretë këtë sezon, diçka që kanë arritur vetëm Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo: Messi dhe Ronaldo dominuan futbollin për një brez të tërë. Ata janë dy nga më të mirët në histori. Të jesh pjesë e atij diskutimi është tashmë diçka e veçantë. Është një objektiv. Si sulmues, pritet që të shënoj gola. Këpuca e Artë nuk është objektivi im i vetëm, por, sigurisht, e di që nëse e fitoj, do të ndihmoj edhe ekipin. Pra, e gjithë kjo më motivon thjesht. Sa herë që fitoj një, dua një tjetër, e pastaj një tjetër, dhe këtë herë nuk do të jetë ndryshe. Shpresoj të jem sërish aty këtë sezon, të shënoj sa më shumë gola që të mundem në Bundesligë, dhe do të shohim nëse mund të marr edhe një tjetër.