Lajme
Serie A
Inter, Chivu mbasë ndeshjes
Calhanoglu me akull në këmbë? Nuk e pashë këtë, por ai është mirë. Ai zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, i dhashë një orë që të përmirësojë kondicionin para shumë ndeshjeve që na presin. Sa minuta ka Spence në këmbët e tij? Le të shijojmë këtë paraqitje të parë, të mos harrojmë se ai stërvitet vetëm prej një jave ,nuk duhet ta ngarkojmë tepër. U kënaqa ta shihja në fushë, të gjithë e prisnim këtë moment. A mbaron shpesh Dimarco duke luajtur në të djathtë? Është pjesë e rotacionit dhe mënyrës se si mbulojmë fushën. Ndonjëherë e gjen veten në sulm, herë të tjera si mesfushor qendror, sot ai madje dha edhe centrime nga pozicioni i mbrojtësit të djathtë. Ai është gjithashtu i mirë në rikthim. Ndoshta duhet të kthehet pak më shpejt në pozicionin e tij, por lojtarët e mi janë zhvilluar dhe po e shijojnë veten.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!