Vincenzo Italiano ishte një nga të ftuarit në episodin e njëzet e dytë të Sky Calcio Unplugged, podcast-it të prezantuar nga Fayna së bashku me Stefano Borghi dhe Gianluca di Marzio. Trajneri i Besiktas, përveç se diskutoi për përvojën e tij në Turqi, foli edhe për Italinë, duke zbuluar detaje prapaskenash se çfarë ndodhi vërtet me Napolin këtë verë. Trajneri i Besiktas tha kështu për marrëdhënien e tij me De Laurentiis: Ka një lidhje platonike midis meje dhe De Laurentiis, e cila ndoshta është e destinuar të mbetet vetëm kaq, nuk kemi mundur të krijojmë një lidhje të vërtetë. Jam i kënaqur me respektin që ai ka për mua dhe gjithmonë e ka pasur por në fund të fundit, duhet të merren vendime. Ata kanë ndjekur një rrugë, unë një tjetër. Tani ëndërroj të fitoj një titull kampionati me Besiktas. PËR MARADONAN Italiano gjithashtu i dha homazh Diego Armando Maradonës në ditëlindjen e tij: Gjatë viteve të mia në Napoli, u rrita duke parë Maradonën, i cili e çoi ekipin përpara dhe fitoi Kupën e Botës në Meksikë,u dashurova me gjithçka që ai bënte në fushë. Kam dy foto në zyrën time që nuk duhet të mungojnë kurrë.