Lajme
Milan
Konfirmime për Pulisic: Milani kërkon rinovimin deri në fund të dhjetorit
Dje u zbulua se Milani tashmë ka nisur punën për rinovimet. Në veçanti, janë dy futbollistë, me rëndësi jetike, me të cilët klubi ka nisur bisedimet për zgjatjen e kontratave,bëhet fjalë për Christian Pulisic dhe Adrien Rabiot. Këtë mëngjes, Corriere dello Sport konfirmon lajmin për Pulisic,amerikanit po i rikthehet forma e dikurshme dhe Milani dëshiron ta blindojë para se të nisë merkatoja e dimrit.
MILAN, PULISIC PO KTHEHET
Ende nuk është 100% gati, por ajo që është parë nga Christian Pulisic në 3 ndeshjet e fundit të Milanit është inkurajuese. Duhet kujtuar se amerikanit i ka shkuar shumë keq viti 2026, një nga vitet më të vështira të karrierës së tij. Para së dielës në mbrëmje, kur shënoi golin e parë ndaj Lecces, goli i tij i fundit me fanellën kuqezi datonte më 28 dhjetor 2025. Plot 9 muaj pa shënuar, të cilëve iu shtua edhe një përvojë jo bindëse në Kupën e Botës në vendin e tij dhe një dëmtim që e la jashtë loje gjithë verën. Amorim e lai në stol për tre ndeshje, por pastaj që nga pushimi ndaj Lazios nuk ka mundur më pa të,ai kontribuoi në rimontë, më pas ndaj Benficas hyri sërish në pushim dhe ishte një nga më të mirët, dhe së fundi ndaj Lecces u rikthye te goli duke bërë një ndeshje të shkëlqyer. Me pak fjalë, Pulisic po kthehet.
MILANI DËSHIRON RINOVIMIN E PULISIC BRENDA DHJETORIT
Milani dëshiron të rinovojë kontratën e Christian Pulisic brenda muajit dhjetor. Aktualisht, amerikanit i skadon kontrata në vitin 2027, si garanci ka opsionin unilateral për zgjatje automatike njëvjeçare, por klubi kuqezi dëshiron të shmangë keqkuptimet dhe të zgjedhë rrugën më të sigurt. Qëllimi është të arrihet te firmat me lojtarin dhe agjentët para tregut dimëror, duke përshpejtuar pra kohën. Dëshira e Milanit do të ishte ta siguronte Pulisicin deri në vitin 2031, duke i rritur njëkohësisht pagën,ideja është të arrijnë të paktën 5 milionë me disa bonuse të bollshme. Në fushë, Amorim po kupton se në repartin e mesëm sulmues është e vështirë të bëhet pa amerikanin, dhe me shumë gjasa nuk do ta shohim në stol.
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!