Lamine Yamal zbulon çfarë i tha Lionel Messit: Asgjë speciale. Thjesht e falënderova shumë për gjithçka që ka bërë për futbollin. I thashë se ai është më i miri. Gjithmonë kam besuar se ai është më i miri, pa asnjë dyshim, edhe përpara se të fitonte Kupën e Botës dhe Copa América. Lamine Yamal beson se e ka merituar Topin e Artë për më shumë se vetëm këtë vit: Sinqerisht, nuk është vetëm ky vit që kam qenë në nivelin e Topit të Artë. Ka qenë më gjatë se kaq. Të gjithë e dinë. E dinë që jam një lojtar që bën dallimin. Mendoj se njerëzit mendojnë: 'Lamine është vetëm 19 vjeç, ai do ta fitojë një ditë, kështu që le ta japim dikujt tjetër. Unë thjesht duhet të fitoj, të fitoj dhe të fitoj . Do të vijë momenti kur të mos ketë MË asnjë debat. Do të ketë njerëz që më duan dhe të tjerë që thonë: 'Çfarë tipi i bezdisshëm.' Kjo është normale . Sepse i kërkova që të mos e bënte. Ai e postoi njëherë në Facebook dhe i thashë ta fshinte . Krahasimet do të ishin shumë të lehta dhe do të bëhej tema kryesore e të gjithëve. Doja të isha Lamine. Nuk doja të isha Messi. Thjesht doja të shkoja sa më larg që të mundja. I thashë: 'Prisni derisa të bëhem Lamine, pastaj bëni çfarë të doni. Lamine Yamal shpjegon përqafimin emocional që ndau me Lionel Messin: Unë gjithmonë përpiqem të qëndroj larg gjërave që bëhen vetëm sepse duken mirë në futboll ose për një foto. Kjo erdhi nga zemra ime. E pashë aty dhe shkova t'i falënderoja për gjithçka që ka bërë për futbollin. Ishte krejtësisht natyrale. Në fund, fotoja doli shumë e bukur . Nga fotoja kur ai më lagnte kur isha foshnje, te fotoja jonë duke u përqafuar.