Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Jeremy Menez, ish-sulmuesi i Milanit, ka rikujtuar edhe pak karrierën e tij si futbollist. Sa i përket golit më të bukur që ka shënuar, francezi nuk ka asnjë dyshim: Goditja me thembër në ndeshjen Parma-Milan. Bëri xhiro botën. Fusha ishte e lagur dhe topi u ngrit në ajër. Por edhe goditja me shputë në derbi kundër Interit ishte një gol po aq i bukur. Pak lojtarë si Menez shihen në Itali në këtë moment: Është e vërtetë. Te Milani i Amorimit, për shembull, i mungon fantazia. Është një kufizim. Por nuk ka të bëjë vetëm me Italinë, edhe në futbollin në përgjithësi janë humbur pak lojtarët krijues. Për kë kam një dobësi? Lamine Yamal dhe Nico Paz" ishin fjalët e sulmuesit francez, i cili në karrierën e tij ka luajtur në Itali me katër fanella të ndryshme, konkretisht Roma, Milan, Reggina dhe Bari.