Sipas shtypit turk, Fenerbahçe ka shtuar Christian Pulisic në listën e objektivave të tyre për merkaton e janarit. Klubi i Stambollit po kërkon një lojtar të ri sulmues pas largimit të Talisca-s dhe po shqyrton një zgjedhje midis Pulisic dhe Brahim Diaz. Por Milani ka një objektiv shumë të qartë,ta mbajë numrin 10. Pulisic është nën kontratë deri në vitin 2027, me një opsion për një sezon tjetër. Pas thashethemeve të fundit për rinovimin e kontratës, presioni po rritet,Milani dëshiron të përshpejtojë bisedimet për zgjatjen e kontratës dhe t'u japë fund spekulimeve për transferimin njëherë e mirë. Pulisic është një gur themeli i projektit. Milani nuk dëshiron ta humbasë atë.