Milan rikthehet te fitoret në kampionat, duke mposhtur Atalantën 3-2 në fund të një ndeshjeje emocionuese. Ishte një natë me ulje e ngritje për Rossonerit, të cilët arritën të marrin avantazhin me tre gola, përpara se të pësonin dy gola që e rikthyen ndeshjen në ekuilibër, duke rrezikuar një përmbysje të plotë në minutat e fundit. Ndër figurat kryesore të ndeshjes, për të mirë apo për të keq, ishte padyshim Gonçalo Ramos, i cili shënoi golin që hapi rezultatin goli i tij i dytë rresht pas atij në Europa League,sulmuesi portugez, megjithatë, dështoi ta mbyllte një mbrëmje perfekte pasi humbi një penallti që Carnesecchi e priti mirë. Pavarësisht gabimit nga pika e penalltisë, Ramos tregoi se mund të rikthehej pa lejuar që mundësia e humbur ta ndikonte. Në komentet e tij pas ndeshjes, sulmuesi foli posaçërisht për penalltinë e gabuar dhe nevojën për të shikuar drejt përpara: Gabova penalltinë? Desha ta ndryshoja sepse mendova se e priste, por tani nuk ka kohë të mendoj për të. Mund të bëj edhe më mirë,shënova një dhe gabova tjetrën, por tani është koha të përqendrohem te ndeshja tjetër. Trajneri më foli së fundmi dhe më kërkoi të hyj më shumë në zonë. Jo vetëm unë, në fakt, por ai po i kërkon gjithë ekipit ta bëjë këtë. Dhe ne do ta bëjmë. Duke folur për ambiciet e Rossonerit, sulmuesi ripërsëriti mendësinë me të cilën ekipi ka ndërmend të qaset ndaj pjesës tjetër të sezonit: Qëllimi ynë është të fitojmë çdo ndeshje dhe të qëndrojmë të përqendruar deri në fund të sezonit. Duam të bëjmë punën tonë dhe të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje. Së fundi, Ramos foli edhe për sulmuesit e mëdhenj që kanë formësuar historinë e Milanit, duke përmendur disa emra që shërbejnë si shembuj për ata që veshin sot fanellën e Rossonerit: Nuk mund të zgjedh vetëm një. Ibrahimović ishte një shembull për mua sepse jam i ri, por ka edhe Inzagin, Van Bastenin dhe Shevchenkon. Është e mrekullueshme të dish që Inzagi ishte sot në stadium.