Napoli po përballet me shumë probleme dëmtimesh,edhe dy lojtarë të tjerë do të mungojnë në ndeshjen jashtë fushe kundër Portos. Kriza e dëmtimeve te Napoli nuk ka shenja përmirësimi. Sot, Giovanni Di Lorenzo dhe Mati Olivera u kthyen në Napoli për t'u nënshtruar testeve diagnostike. Të dy lojtarët u detyruan të largoheshin nga fusha për shkak të dëmtimit gjatë ndeshjes kundër Juventusit. Dy mbrojtësit anësorë do të mungojnë për ndeshjen ndaj Portos, mbetet për t'u parë nëse do të jenë gati për ndeshjen ndaj Lazios. Ndërkohë, Hojlund dhe Milinkovic-Savic zhvilluan stërvitje të ndara, të dy munguan në ndeshjen ndaj Juventusit dhe do të synojnë të jenë gati për ndeshjen e së mërkurës.