Giovanni Manna foli për Sky Sport vetëm pak minuta para ndeshjes Napoli-Bodø/Glimt, duke diskutuar bisedën e tij me Aurelio De Laurentiis pas humbjes ndaj Venezia-s: Ka një dialog të vazhdueshëm, ditor. Nëse humb dy ndeshje radhazi, është normale që presidenti të kërkojë siguri. Duhet të heshtim dhe të vazhdojmë me punën,kemi një ndeshje të rëndësishme përpara. Duhet të dalim nga kjo situatë. Rreth së ardhmes së Massimiliano Allegrit, drejtori sportiv është shumë i qartë: Nuk është çështje për debat,duhet të analizojmë çdo ndeshje. Duhet të rrisim nivelin e përqendrimit,duhet të dalim nga kjo situatë duke ruajtur qëndrueshmërinë.