Sot, Alexis Saelemaekers iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës së djathtë, ashtu siç ishte parashikuar në ditët e fundit. Kjo është deklarata me të cilën AC Milan njoftoi rezultatin e suksesshëm të operacionit, i cili u krye në Amsterdam, Holandë, në praninë e Dr Kerkhoffs: AC Milan njofton se, sot në Amsterdam, Alexis Saelemaekers iu nënshtrua një operacioni në kyçin e këmbës së djathtë. Procedura artroskopike e debridimit dhe stabilizimit, e kryer nga Dr Gino Kerkhoffs në prani të Dr Andrea Bulgheroni dhe Diego Mantovani nga stafi mjekësor i Milanit, ishte një sukses i plotë. MILAN, SAELEMAEKERS: JASHTË PËR 5–6 MUAJ Kjo është një goditje e vërtetë për Alexis Saelemaekers dhe për Ruben Amorim, i cili ishte shumë i impresionuar nga performancat teknike dhe taktike të lojtarit belg para ndërprerjes ndërkombëtare. Sipas informacionit,koha e rikuperimit të lojtarit të Rossonerëve vlerësohet të paktën pesë muaj ,madje edhe më gjatë se sa pritej fillimisht. Shpresa është ta rikthejnë në pranverë për fazën e fundit të sezonit, me dëshirën që ai të kthehet plotësisht i shëruar dhe 100 për qind i gatshëm.