Kur Modrić ka topin, puna ime është të sulmoj hapësirat mbrapa shpinës së mbrojtësve. Pashë hapësirën, bëra vrapin, kontrollova topin dhe gjuajta. Nuk e festove menjëherë, a mendove se ishe në pozicion të parregullt? Po. Më anuluan një gol për pozicion të parregullt javën e kaluar, kështu që nuk doja të festoja shumë herët. Kujt ia dhate fanellën nga goli yt i parë me Milanin? Ia dhashë nënës sime. Duhet të fillojmë çdo ndeshje ashtu siç bëmë sot. Në raste të tjera, na ka marrë pak kohë për t'u futur në lojë. Por nëse hyjmë në fushë siç bëmë sonte, mund të gjejmë ekulibër. Ka shumë udhëheqës në këtë ekip. Unë nuk flas shumë, por dua të tregoj udhëheqjen time në fushë. Pavarësisht të gjitha lëndimeve, lojtarët e tjerë dhanë një performancë të shkëlqyer sot. Ne jemi një ekip të fortë. Ndeshja kundër Bolognës nuk do të jetë e lehtë. Pas kësaj, sigurisht, do të mendojmë për derbin. Kush do të fitojë Topin e Artë? MBAPPÉ.