Christian Pulisic u intervistua nga Sky Sport 24 pas fitores 3-1 të Milanit ndaj Interit. Ishit të përsosur taktikisht… Ne e nisëm ndeshjen shumë mirë, me intensitet dhe fizikalitet. Bëmë shumë mirë, shënuam dy gola në pjesën e parë, dhe kjo fitore është shumë e rëndësishme për ne. Katër ndeshje, katër gola dhe katër fitore kundër Interit… Duhet të vazhdoj të shënoj në derbi, po (qesh) A është rikthyer gara për Scudetton? Këto janë tre pikë shumë të rëndësishme për ne, por duhet të ruajmë këtë qëndrueshmëri dhe të fitojmë çdo ndeshje. A e prisje një ndeshje të tillë? Po, ne gjithmonë luajmë mirë në ndeshjet e mëdha si kjo e sotmja, kështu që nuk më habit. Bëmë gjërat si duhet.