Amorim analizoi golin e pësuar dhe tha se nuk e "vranë" ndeshjen: Shënuam dhe pastaj menjëherë pësuam dy gola, por Mike na shpëtoi. Nuk mund të ulim ritmin kështu pasi shënojmë dhe të humbasim përqendrimin. Duhet të punojmë në mentalitetin tonë dhe të përmirësohemi në faza të caktuara të lojës. Bëmë edhe gjëra të mira sot, por jam i zhgënjyer që pësuam një gol në një situatë që punojmë shpesh në stërvitje. Për mua, sot humbëm dy pikë. A prisje disa pikë më shumë në këtë fazë të sezonit? Në një ndeshje si ajo e mbrëmshmja, mund të bëjmë më mirë dhe të marrim të treja pikët. Është e vërtetë që nuk është e lehtë të luash këtu kundër Sassuolos; ata ndonjëherë të lejojnë të kesh topin, dhe pastaj kur e fitojnë sërish, nisin kundërsulme të shpejta. Kanë lojtarë cilësorë, por këtë e dinim. Duhet të menaxhojmë më mirë disa faza të lojës. Duhet të kishim më shumë pikë; në ndeshjet e fundit kemi bërë mjaft mirë, kemi pasur zotërimin e topit dhe kemi krijuar raste të rëndësishme që nuk kemi arritur t'i shfrytëzojmë. Jam i zhgënjyer për këtë sepse nuk mund të lejojmë të humbasim shumë pikë gjatë rrugës. Përndryshe, ka rrezik të mbetemi pas. Çfarë po ju kërkon trajneri që të futni më shumë lojtarë në zonë? E kam thënë edhe më parë, duhet të fusim më shumë lojtarë në zonë kur sulmojmë. Kështu shënon gola. Po hyjmë me shumë pak lojtarë. Duhet të përmirësohemi edhe në këtë aspekt. Mesfushorët duhet të avancohen, dhe mbrojtësit anësorë duhet të luajnë gjithashtu role më sulmuese. Po punojmë për këtë në stërvitje, por nuk është gjithmonë e lehtë t'i zbatosh këto gjëra në praktikë. Por pajtohem duhet të fusim më shumë lojtarë në zonë për të shfrytëzuar zotërimin tonë të topit. Ne gjithmonë e zotërojmë topin, por krijojmë shumë pak. Bëjmë disa gjëra të mira dhe pastaj, herë pas here, nuk bëjmë si duhet atë që duhet të bëjmë. Pas golit, menjëherë lejuam dy raste të qarta, por Mike na shpëtoi, dhe pastaj erdhi ky gol nga një goditje standarde. Këto gjëra janë të vështira për t'u kuptuar,duhet të shohim përsëri ndeshjen dhe të analizojmë gjithçka. Sipas mendimit tim, luajtëm mirë, por mund të kishim bërë shumë më mirë duke marrë parasysh lojtarët që kemi dhe si kemi stërvitur këtë javë. Megjithatë, Sassuolo është një skuadër e mirë, ata kanë lojtarë të fortë që të shkaktojnë probleme dhe zotërojnë cilësi të vërtetë, kështu që nuk është e lehtë. Nuk mund të pësojmë gola të tillë, sepse është një situatë që e punojmë pothuajse çdo ditë. Këto janë detaje të vogla, por në fund të fundit, mendoj se kemi lënë dy pikë rrugës. Ata janë një skuadër mirë e organizuar në mbrojtje që kërkon të na godasë në kundërsulm. Sipas mendimit tim, bëmë mirë sepse nuk lejuam shumë raste, qëndruam në lojë dhe më pas kaluam në avantazh. Pas kësaj, megjithatë, u tërhoqëm pak, lejuam dy raste dhe pastaj golin e tyre që nuk duhej të ndodhte. Është diçka që punojmë në stërvitje, dhe të pësojmë një gol kaq të lehtë është thjesht e papranueshme. Duhet të rrisim nivelin tonë në këto situata me vendosmëri dhe mendje të duhur. Sot humbëm dy pikë, por duhet të vazhdojmë,na presin ndeshje menjëherë dhe duhet të ruajmë qetësinë.