Kur zëvendësuesit hyjnë nga stoli, dëshiron që ata të ndikojnë në ndeshje, dëshiron që të shënojnë një gol, të krijojnë disa mundësi. Kur lojtari që del nga loja e sheh nga stolli, ai ka parë një lojtar që ka marrë vendin e tij dhe ka pasur një ndikim të madh në ndeshje. Është pjesë e sfidës së të luajturit për një nga klubet më të mëdha. Ka konkurrencë për vendet, kjo është ajo që dëshiron. Ndonjëherë duhet të ulesh dhe të shikosh lojtarët vërtet të mirë duke thënë: 'Dëgjo, unë e pata mundësinë time, e shfrytëzova, ti jo.'