Lajme
Bota
Timo Werner zbulon se si anulimi i kaq shumë golave te Chelsea i shkatërroi vetëbesimin!
Edhe pse fitova Ligën e Kampionëve, viti im i parë ishte i vështirë.
Nëse nuk gaboj, më u anuluan 16 Gola atë sezon.
Ndonjëherë pozicioni i parregullt ishte i qartë, dhe e pranoja. Por për gjysmën e tyre, nuk isha as në pozicion të parregullt.
Kalonin pesë minuta duke kërkuar diçka, dhe në fund e gjenin.
Ndjen sikur golat po të merren përsëri e përsëri.
Energjia të bie, vetëbesimi të bie. Pastaj fillon të humbësh raste, një pas një.
Kjo është gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë një sulmuesi.
Timo Werner pranon se stili i lojës së Chelseat mund të mos i ketë shkuar atij!
Ndoshta nuk ishte stili i duhur për mua, por ishte stili i duhur për ekipin tonë në atë kohë.
Gjithmonë duhet t'i pyesësh vetes: A është mirë për mua apo për ekipin?
Ishte mirë për ekipin, por ndoshta jo më i miri për mua.
Po të kisha luajtur për Liverpool ose ndonjë ekip tjetër, ndoshta do të kisha pasur më shumë mundësi për të sulmuar në kundërsulm.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!