Lajme
Europa League
Trajneri i Ferencvaros: Kemi vënë re pika të dobëta në mbrojtjen e Milanit. Do ti hiqja Modriçin. Për komentet e Amorimit
Balasz Borbely, trajneri i Ferencvarosit, foli në një konferencë për shtyp në prag të përballjes së Europa League kundër Milanit:
Nuk jam nga ata që shohin shumë përpara. Kur pamë këto emra në short, mendova për skuadra me traditë të madhe si Celtic, Milan apo Juventus, dhe u kënaqëm që do të luanim me ta. Kjo do të jetë një nga netët e mëdha, është e vështirë të thuhet se çfarë qasjeje do të ketë Milani. Ne kemi analizuar disa ndeshje , ata ndryshojnë formacionin, rrotullojnë ekipin, kanë shumë të lënduar, dhe portieri i tyre titullar është i pezulluar. Ne nuk e dimë saktësisht se cili do të jetë formacioni titullar i Milanit, por çështja është se ne jemi të përgatitur për çdo eventualitet dhe kemi ardhur në San Siro me besimin e duhur.
A keni ndonjë trajner italian ndër frymëzimet tuaja?
Shembulli im më i madh është Carlo Ancelotti, kështu që natyrisht ndjek trajnerët italianë. Unë jam nga Sllovakia, dhe disa lojtarë sllovakë kanë luajtur këtu në Itali. Gjithmonë kam ndjekur karrierat e tyre dhe trajnerët me të cilët kanë punuar. E di si i qasen lojës trajnerët italianë.
Keni luajtur kundër Interit në 2005…
Ishte shumë kohë më parë. Është turp që nuk kishte tifozë në atë ndeshje , na u desh të luanim përpara tribunave të zbrazëta por ishte një përvojë fantastike, edhe pse humbëm 4–0 me Interin. Me Zanetti, Figo dhe Materazzi në ekipin e tyre, ishim përballë një kundërshtari shumë të fortë, por me të vërtetë ishte shumë kohë më parë.
Trajneri i Milanit, Amorim, ka theksuar se një nga pikat e forta të Ferencváros-it është fryma e skuadrës.
Fatmirësisht, jemi në formë mjaft të mirë, kemi vetëm lëndime të vogla vetëm Krisztián Lisztes nuk udhëtoi me ne të tjerët janë të gjithë këtu. Sa i përket komenteve të Amorimit, kjo na mbush me krenari ne, i gjithë Ferencváros, të gjithë ne që përfaqësojmë futbollin hungarez.
Cilin lojtar të Milanit do të doje ta kishe në skuadrën tënde?
Ka shumë, por sikur të duhej të emëroja një, do të thoja Luka Modrić.
Çfarë qasjeje nevojitet nesër?
Derisa tani, mund të themi se fushata jonë evropiane ka qenë pozitive, duke përfshirë edhe ndeshjet kualifikuese. Milani do të jetë në një nivel krejtësisht tjetër e them këtë edhe pse tashmë kemi përballur kundërshtarë të fortë gjatë verës dhe vjeshtës por kjo do të jetë një nivel krejt i ri. Skuadra vendëse do të ketë më shumë zotërim të topit,do të duhet të luajmë me disiplinë kur nuk e kemi topin, por kur ta kemi, do të na duhet cilësi dhe besim i mjaftueshëm në vete. Kemi vënë re pika të dobëta në mbrojtjen e tyre ku edhe një ekip me këtë kalibër mund të jetë i prekshëm. Aspekti psikologjik është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e ndeshjes. E dimë sa ndryshe është të luash lirshëm apo nën presion për të shënuar. Megjithatë, ky nuk do të jetë faktori vendimtar,ka lojtarë me përvojë në të dyja palët që mund ta përballojnë vetë këtë lloj presioni.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!