Të jem i sinqertë, nuk do të thoja frikë. Ai është një lojtar i shkëlqyer, një nga më të mirët në botë". Ajo që po bën është e pabesueshme. Ai është i veçantë, por nesër do të përballemi me një ekip të madh, jo vetëm me Lamine Yamal. Mos dyshoni tek Ousmane Dembélé. Ai ka qenë lider i këtij ekipi për vite me radhë. Ai gjithmonë ka qenë në nivel në ndeshje të tilla. Ajo që ai na sjell në ndeshjet e mëdha është unike. Topi i Artë duhet t'i shkojë një lojtari të Paris Saint-Germain.