Merkato
Beşiktaşi ka arritur një marrëveshje 3 vjeçare me Dušan Vlahovićin!
Breaking Updates
Përditësime të shpejta — vetëm tekst
Beşiktaşi ka arritur një marrëveshje 3 vjeçare me Dušan Vlahovićin!
Nënshkrimi i Thomas Kristensen me Atalanta pritet brenda 48 orëve. Atalanta do t'i paguajë Udinese 22 milionë euro plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh
Ka edhe skuadra të tjera të interesuara, si Crystal Palace, por Villarreali ka qenë i pari që ka kërkuar informacion mbi kushtet.
Brentford pritet të bëjë një ofertë të re për El Hadji Malick Diouf. Oferta mund të arrijë deri në 40 milionë £
Lojtari 19-vjeçar u është ofruar Chelseat dhe Manchester Unitedit, pavarësisht dëshirës fillestare të "Topçinjve" për ta mbajtur atë. Megjithatë, ardhja e Bruno Guimarães mund t'ia kufizojë edhe më tej hapësirat për të luajtur. Arsenali nuk do të insistojë për largimin e tij dhe do të presë një ofertë të rëndësishme përpara se të shqyrtojë mundësinë e shitjes.
Barcelona e ka identifikuar Lautaro Martínez-in si një **OPSION REZERVË** nëse dështojnë bisedimet e Julián Álvarez-it me Atlético de Madrid-in. 👀🇦🇷 Julián Álvarez mbetet objektivi kryesor i Barçës për sulmin në këtë merkato vere.
Newcastle po shfaq interes konkret për Felix Nmecha-n dhe tashmë i ka paraqitur një ofertë lojtarit. Megjithatë, Borussia Dortmund synon të diskutojë vetëm për shifrën prej 120 milionë eurosh, një shumë që e zbeh entuziazmin e "Magpies". Nga ana e tij, futbollisti gjerman duhet ende të bindet nga projekti i Newcastle-it, veçanërisht për shkak të mungesës së pjesëmarrjes në kompeticionet evropiane.
🇹🇷 Trabzonspor ka kontaktuar AC Milanin për t'u interesuar rreth Yunus Musah-ut. Mesfushori amerikan është ndër lojtarët e disponueshëm për transferim dhe klubi *Rossoner* është i hapur për të shqyrtuar ofertat. 💰 Milani e vlerëson një shitje të mundshme në shifrën 15–20 milionë euro. 👀 Trabzonspor i bashkohet listës së klubeve të interesuara për Musah-un, krahas Beşiktaş-it, Lazios dhe Leeds United-it.
PSG ka arritur marrëveshje për të transferuar portierin e Parmës, Zion Suzuki, për rreth 35 milionë euro. Suzuki ka rënë dakord për kushtet e një kontrate pesëvjeçare
Chelsea është e hapur për ta huazuar Mykhailo Mudryk-un, në mënyrë që ai të ketë mundësi të luajë rregullisht pas mungesës së gjatë. Strasbourg-u dhe disa klube italiane janë ndër opsionet, por thuhet se lojtari ukrainas do të preferonte një huazim brenda Premier League-s për ta vazhduar karrierën në Angli.
Ofert e Corum-it për Bondo e AcMilan. Për momentin lojtari nuk është i bindur.
Lukaku lojtar i Fenerbahce për 6 milionë plus bonuse. Shkëmbim dokumentesh me Napoli dhe vizitat mjeksore te sapokryera
Chelsea e ka huazuar Filip Jørgensen-in te Strasbourgu. 🔵✈️🇫🇷 Në marrëveshje NUK përfshihet opsioni i blerjes.
Juventus është gati ta rrisë në 20 milionë euro ofertën për Bologna-n për të marrë Jhon Lucumì-n, i cili tashmë ka arritur një marrëveshje parimore me Juve-n për një kontratë deri në vitin 2031 (2,5 milionë euro në vit). "Bianconerët" i kanë ofruar gjithashtu Bologna-s Juan Cabal-in në formë huazimi, me opsion blerjeje.
Bayern Munich shfaq interes per Igor Thiago te Brentford dhe Ibrahim Mbaye te PSG
Dusan Vlahovic është një hap larg kalimit te Besiktas si lojtar i lirë. Kontratë deri në vitin 2029 (8 milionë në vit + bonuse) dhe një bonus i majmë në momentin e firmës. Trajneri Italiano po luan një rol kyç në këtë marrëveshje. Besiktas është optimist për finalizimin e saj. Vlahovic refuzoi një ofertë nga Arabia Saudite.
ASRoma ka nisur bisedimet për të tentuar transferimin e mbrojtësit të majtë të Tottenham-it, Destiny Udogie.
Një tjetër lojtar i vëzhguar nga AcMilan, në rast largimi në krahun e majtë, është Nicola Zalewski nga Atalanta. Me ndryshimin e formacionit të bërë nga Sarri, ai nuk është më në qendër të projektit të Bergamos. Mes ekipeve të shumta që kanë shfaqur interes për të janë edhe kuqezinjtë.
Milani do të kërkojë dhe do t'i japë përparësi një mbrojtësi të majtë (wing-back). E majta = Bartesaghi + një blerje e re E djathta = Chukwueze + Saelemaekers
Berat Gjimshiti kalon te Al-Diriyah nga Atalanta për 3 milionë euro. Kontratë deri në vitin 2028.