Merkato Milan
Rafael Leão mbetet në merkato, por deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete për të. Ndërkohë, Porto ka vënë në shënjestër Santiago Giménez, ndërsa Aston Villa është gati të heqë dorë nga Pervis Estupiñán.
Breaking Updates
Përditësime të shpejta — vetëm tekst
Rafael Leão mbetet në merkato, por deri më tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkrete për të. Ndërkohë, Porto ka vënë në shënjestër Santiago Giménez, ndërsa Aston Villa është gati të heqë dorë nga Pervis Estupiñán.
Nottingham Forest futet në garë për Tijjani Reijnders. Mesfushori holandez i Manchester City është pjesë e listës së objektivave të klubit anglez për repartin e mesfushës. Më herët, edhe Newcastle United kishte monitoruar situatën e tij gjatë muajit qershor.
Filip Kostić do t'u nënshtrohet kontrolleve mjekësore të mërkurën si lojtar i ri i PSV Eindhovenit, duke u bashkuar me një kontratë deri në qershor të vitit 2028.
Arsenali është pranë një marrëveshjeje të plotë me Newcastle United për të nënshkruar me Bruno Guimaraes-in.
Interesi i Portos për Santiago Giménezin është konkret, por ende nuk ka ndonjë ofertë. Milani do të ishte i hapur për një huazim me detyrim blerjeje.
Roma ka paraqitur një ofertë me vlerë totale 17 milionë euro, përfshirë bonuset, për Nahuel Molinën(mbrojtesin e Atletiko Madrid)
Trabzonspori ka arritur një marrëveshje 2-vjeçare me Mohamed Salah.
Vinicius kerkon 30m ne sezon, Real nuk shkon me shume se 22m. Arsenal...
Arsenal ka arritur një marrëveshje paraprake me Riccardo Calafiori për një kontratë të vlefshme deri në qershor 2029.
Franco Mastantuono ka zgjedhur Fiorentinën si destinacionin e tij të ardhshëm, ndërsa kontaktet mes klubit vjollcë dhe Real Madridit vazhdojnë për të finalizuar të gjitha detajet e marrëveshjes. Palët po punojnë për mbylljen e operacionit, me synimin që transferimi të zyrtarizohet sapo të arrihet marrëveshja përfundimtare mes klubeve.
Milani ka mbyllur transferimin e Sankhoun Diawara nga klubi francez ESTAC Troyes, duke fituar garën ndaj Udinese Calcio dhe Rangers F.C.. Mbrojtësi 20-vjeçar zhvilloi 14 paraqitje në Ligue 2 sezonin e kaluar, ndërsa marrëveshja kap vlerën mbi 3 milionë euro, përfshirë bonuset.