Flash

Republika Irlandës - Izrael

Lojtarët e Republikës së Irlandës po konsiderojnë bojkotimin e ndeshjes së së dielës kundër Izraelit pasi Gavin Bazunu tha se nuk dëshironte të luante.

Flash

Manchester City

Paralajmërohet se mund të duhen në 2 deri në 3 vjet që çështja e Manchester City të zgjidhet.

Flash

AC Milan dhe Gonçalo Inácio

Saga nuk ka përfunduar, thjesht është ndërprerë përkohësisht dhe është gati të rifillojë në dimër. Rossonerët kanë pasur në krye të listës së prioriteteve blerjen e një qendërmbrojtësi të ri që nga gjysma e dytë e afatit të transferimeve të verës së kaluar, dhe portugezi i Sportingut prej kohësh ka qenë një nga objektivat kryesorë. Në janar do të nisë një sulm i ri. Shuma e transferimit të tij mbetet 40 milionë euro.

Flash

Karl-Heinz Rummenigge i Bayernit

Olise ka kontratë deri në 2029. Në një moment, klubi do të duhet të ulet me të dhe t'i bëjë një ofertë të përshtatshme. Ai është i jashtëzakonshëm në pozicionin e tij.

Flash

Lequipe

Kylian Mbappé raportohet se ishte pak i frustruar me pozicionimin e tij në të majtë nën drejtimin e Zinedine Zidane mbrëmë.

Flash

Ruben Amorim i ka kërkuar AC Milanit të monitorojë Alessandro Romanon

Milan kishte një skaut në Olimpico për të ndjekur nga afër mesfushorin 20-vjeçar të Cagliari në ndeshjen kundër Belgjikës, me Romanon që tërhoqi vëmendjen e Amorimit. Cagliari aktualisht e vlerëson mesfushorin rreth 20-25 milionë euro dhe nuk parashikon një shitje në janar, përveç nëse vjen një ofertë e jashtëzakonshme.

Flash

Klubet e Premier League vëhen ne levizje

Më shumë se një klub i Premier League po kërkon këshilla ligjore për të zbuluar nëse mund të marrin ndonjë kompensim nga akuzat ndaj Manchester City. Megjithëse një seancë e mundshme për sanksionet është ende disa muaj larg, klubet duan të dinë nëse do të ishte e mundur të merrej ndonjë kompensim financiar.

Flash

Rodri

Kam jetuar shtatë vjet në Angli, dhe do të më mungojnë shumë gjëra atje, por njëkohësisht, po kthehem në vendin tim. Jam shumë i lumtur që do të luaj ndeshjen time të parë në Angli pas rikthimit në Spanjë, dhe shpresoj që ndeshja e nesërme të jetë e madhe dhe të tregojmë se çfarë skuadre jemi.

Flash

Roberto Mancini

A kemi qenë nën pritshmëritë? Në pjesën e parë, po,në të dytën, jo. Bëmë fantastikisht mirë deri te 0-2 që vulosi ndeshjen. Tani është vetëm çështje pune. Na presin ndeshje të vështira. Bërtitjet? Kur humb, janë normale.

Flash

Zinedine Zidane

Kylian Mbappé ka hiperekstenduar gjurin. Ai nuk ndihet mirë. Ne nuk do të rrezikojmë.

Flash

Demtohet Kylian Mbappe

Kylian Mbappé do t'i humbasë ndeshjet e datës FIFA me Francën dhe është në dyshim për El Clásico për shkak të një dëmtimi në tendin.