Flash

Noa Lang deshiron kalimin tek Galatasaray

Noa Lang i dërgoi një mesazh Galatasaray. Galatasaray aktualisht e ka bllokuar atë. Napoli e lejon lojtarin të largohet për një tarifë transferimi prej rreth 15 milionë eurosh. Noa Lang aktualisht po qëndron në pritje.

Flash

Publikohet formacioni zyrtar

Është publikuar formacioni zyrtar për miqësoren Milan – Manchester United. MILAN (3-4-2-1): Torriani; Terracciano, De Winter, Pavlovic; Chukwueze, Musah, Jashari, Estupinan; Loftus-Cheek, Cisse; Ramos. Stoli: Pittarella, Bouyer, Diawara, Bartesaghi, Gila, Vladimirov, Ricci, Modric, Comotto, Saelemaekers, Camarda

Flash

Amar Dedic te Newcastle United - MARRËVESHJE E PËRFUNDUAR

Arrihet marrëveshja e plotë me SL Benfica. Shuma e transferimit raportohet të jetë 35 milionë €. Mbrojtësi i djathtë 23-vjeçar kishte rënë dakord për kushtet personale të një kontrate deri në vitin 2031, siç ishte raportuar. Dedic dhe Matthias Jaissle, ribashkohen. Transferimi pritet të përfundojë, në pritje të kontrollit mjekësor dhe nënshkrimit të kontratës.

Flash

Milan, Nwaneri largohet nga radarët: në fokus talenti i Kölnit, Said El Mala

Milani vazhdon kërkimet për një mesfushor sulmues për projektin e Ruben Amorim. Ethan Nwaneri mbetet një nga emrat e lidhur me kuqezinjtë, por interesi për talentin e Arsenalit duket se po zbehet. Ndërkohë, Milani po monitoron nga afër Said El Mala, talentin 19-vjeçar të Kölnit. Lojtari gjerman vlerësohet rreth 50 milionë euro dhe ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha. Borussia Dortmund ka vendosur së fundmi të tërhiqet nga gara për El Malan, pasi Köln refuzoi ofertën e fundit të klubit verdhezi. Tashmë, Milani mund të jetë një nga klubet që do të përpiqet të përfitojë nga situata. Milani vazhdon kështu të vlerësojë alternativat për repartin ofensiv, ndërsa Said El Mala po shfaqet gjithnjë e më shumë si një emër për t’u mbajtur nën vëzhgim.

Flash

Destiny Udogie miraton transferimin te Roma

Spurs e vlerësojnë rreth 25 milionë €, me hapësirë për negociatë. Huazim me detyrim blerjeje, opsioni më konkret. Lojtari dëshiron rikthim në Itali, kërkon një projekt plotësisht bindës.

Flash

Barcelona insiston për Rodri

Barcelona ka bërë një ofertë të tretë për Rodrin dhe është optimiste për përfundimin e marrëveshjes. Paketa nën diskutim tani vlerësohet mbi 60 milionë paund

Flash

Milan, bllokohet transferimi i Cisse

Transferimi i Cisse te Torino me huazim pa drejtë blerje është bllokuar per momentin. Ai do të startojë në ndeshjen miqësore kundër Manchester United. Në orët e fundit, Aquilani, trajneri i tij te Catanzaro, gjithashtu bëri një thirrje për ta sjellë atë te Sassuolo.

Flash

Milan pret oferta për Leao

Rafa Leao mund të largohet nga ACMilan këtë verë. Sulmuesi portugez nuk është më në qendër të planeve të Ruben Amorim. Milan kërkon 40 milionë euro për ta shitur dhe tani po pret oferta zyrtare.

Flash

Konfirmohet interesi i Juventus për Fofana

Lojtari është ofruar nga agjentët e tij dhe Juventusi është shumë i interesuar.Klubet ende nuk kanë pasur kontakte, por ka pasur kontakte me agjentet e Fofanës. Klubet nga Anglia dhe Franca janë gjithashtu në kontakt me lojtarin.