Lajme
Bota
Barella: Ndjehem përgjegjës për atë që ndodhi. Jo në formacionin titullar? Italia nuk është vetëm Barella
Italia nuk është vetëm Barella,jam i gatshëm të luaj 20, 15, 30 minuta ose sa të duhet ,trajneri është ai që merr vendimet.
Nicolò Barella ishte shumë i qartë kur foli për Sky Sport për dy ndeshjet e fundit të Italisë, në të cilat mesfushori i Interit nuk ishte në formacionin titullar:
Sigurisht, në vitet e fundit kam qenë gjithmonë në formacionin titullar, veçanërisht në ndeshjet e rëndësishme. Por ky është një sport ekipor,nuk është tenis.
Sa i përket gjendjes aktuale të futbollit italian, ai nuk i rrotulloi fjalët:
Kur nis karrierën tënde ndërkombëtare duke fituar një Kampionat Europian dhe pastaj dështon të kualifikohesh për Kupën e Botës dy herë, ndihesh përgjegjës për atë që po ndodh. Kritika vjen, por duhet të gjesh forcën. Ajo natë nuk ishte e lehtë, ashtu si as shikimi i Kupës së Botës nga shtëpia. Por në jetë, duhet t'i përballosh gjërat ballë për ballë.
EPOKA E RE E MANCINIT
Ishte nën drejtimin e Mancinit që Italia fitoi Kampionatin Evropian në 2021. Pas rikthimit, Barella tha: "Trajneri është ende i njëjti,atij i pëlqen të punojë me lojtarët, sjell entuziazëm dhe na ndihmon të pastrojmë mendjen nga vështirësitë e viteve të fundit. Por gjithçka duhet të nisë nga ne, me vendosmërinë tonë për t'u rikthyer në rrugën e duhur.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!