Koha e Cristiano Ronaldos me Portugalinë mund të mos ketë përfunduar ende. Në fakt, pas fitores ndaj Norvegjisë, trajneri Jorge Jesus ka lënë derën hapur për rikthimin e tij në kombëtare: "Sa i përket meje, gjithçka është e hapur,Cristiano duhet të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë me jetën e tij. Ishte një keqkuptim, por për mua është e lehtë të zgjidh këtë situatë. Me fitoren e katërt në katër ndeshje, portugezët janë kualifikuar për çerek-finalet e Ligës së Kombeve dhe kush e di, ndoshta edhe Ronaldo do të jetë aty. Në fakt, në konferencën për shtyp, Jorge Jesus ripërsëriti: Nuk ka ndjenja të hidhura ndaj Cristianos,sipas mendimit tim, është e lehtë të zgjidhet. Nuk është përgjegjësi e imja të vendos , është përgjegjësi e tij.