Pas eliminimit të Lyonit nga Porto në Ligën e Kampionëve, agjenti im Alain Migliaccio më telefonoi dhe më tha: Milan të dëshiron. Do të fluturosh atje të hënën për të nënshkruar.' Ai më tha të merrja pak kohë për të menduar për kontratën dhe pagën, por unë iu përgjigja menjëherë: 'Nuk ka asgjë për të menduar. Po shkoj. Nuk më intereson asgjë tjetër. Të luash për atë Milan të madhë gjatë sezonit 2004/05 ishte përvoja më e pabesueshme e jetës sime futbollistike. Milanello ishte ndoshta qëndra më e mirë stërvitore në botë në atë kohë. Niveli ishte i pabesueshëm. Rui Costa ishte teknikisht i pabesueshëm në stërvitje. Në rondot, Maldini kurrë nuk hynte në mes edhe kur humbiste topin! Nëse ia pasoje atij dhe ai nuk e kontrollonte, ti ishe ai që shkoje brenda. Në fillim, doja ta sfidoja, por pastaj mendova: 'Nuk do të debatoj me Maldinin, do më dërgojnë në shtëpi.' Kështu që ndalova ankesat! Maldini ishte një rast i veçantë. Edhe kur nuk përzgjidhej, ai kurrë nuk u ul në stol, por e ndiqte ndeshjen nga tribunat. Ai ishte Paolo Maldini. Carlo Ancelotti ishte i jashtzakonshëm sepse bënte që çdo lojtar të ndihej i vlerësuar. Edhe kur nuk luaja, ai ulej pranë meje dhe më pyeste për mua, familjen time, ose nëse kisha gjetur një apartament. Pirlo diktonte ritmin e Milanit. Ai nuk ishte një lojtar i shpejtë, por kontrollonte gjithçka. Qasja e tij ishte pothuajse: 'Ne luajmë me ritmin tonë, dhe ritmi i Milanit jam Unë. Unë jam shefi. Stamboll ? Galliani hyri dhe tha: 'Milan është një klub i madhë dhe gjithmonë do të jetë një klub i madh. Ju jeni kampionë të mëdhenj dhe gjithmonë do të mbeteni kampionë të mëdhenj. Kur u kthyem në Milano, disa tifozë filluan të brohorisnin 'TURP' ndaj nesh. Maldini u afrua drejt tyre dhe tha: 'Çfarë po bëni? A keni harruar gjithçka që kemi arritur?' Ata u justifikuan menjëherë. Maldini zotëronte një karizëm të madhë. Gattuso mund të mos ketë qenë më i talentuari teknikisht, por ai ishte i rëndësishëm për organizimin e Milanit. Inzaghi studionte kundërshtarët vazhdimisht. Ai dinte saktësisht ku do të qëndronin mbrojtësit dhe ku do të shfaqeshin hapësirat. Ai mund të mos ketë qenë më i miri në lëvizjen e topit, por lëvizja dhe etika e tij e punës ishin të jashtëzakonshme.