Duhet të jemi të kujdesshëm me atë që themi. Duhet të dimë si të respektojmë. Mourinho tregoi foto të faulleve të Atletico Madridit që gjyqtari nuk i ndëshkoi me kartonë. Nuk duhet kurrë të kalosh vijën. Pa marrë parasysh se kush je, Mourinho, Flick, Pellegrini, unë apo kushdo tjetër. Ndeshja ishte e qartë: kishte një skuadër që e kontrollonte, një skuadër që dinte të përfitonte nga momentet e rëndësishme të lojës. Dhe një skuadër tjetër që nuk krijoi rastet e shënimit që zakonisht krijon.