Mohamed Salah nuk do të jetë në ndeshjen e ardhshme të Egjiptit kundër Sudanit të Jugut, që vlejnë për kualifikimin në Kupën e Kombeve të Afrikës 2027. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata egjiptiane përmes një komunikate zyrtare, ku njofton mungesën e sulmuesit të Trabzonsporit për shkak të kushteve të fushës. Stafi teknik i përfaqësueses egjiptiane të futbollit, i udhëhequr nga Hossam Hassan, ka vendosur t'i japë pushim Mohamed Salahut në ndeshjen kundër Sudanit të Jugut që do të zhvillohet më 29 shtator, për shkak të sipërfaqes së fushës, e cila është me 'tartan'. Para ndeshjes kundër Angolës, stafi teknik i kombëtares dhe Mohamed Salah kishin rënë dakord që futbollisti të mos luante ndeshjen kundër Sudanit të Jugut, stafi teknik mori këtë vendim për të mbrojtur lojtarin, njoftoi Federata egjiptiane në kanalet e saj zyrtare.