Do të jetë një ndeshje e vështirë, por mezi pres që të fillojë, dhe mendoj se të gjithë në ekip ndjehen njësoj. Shumë nga të sapoardhurit nuk kanë përjetuar kurrë një atmosferë apo rast të tillë, prandaj ne duhet t'i udhëzojmë ata dhe të jemi gati që nga minuta e parë. Është e mrekullueshme për mua të jem sërish në Angli. E gjithë familja ime do të jetë këtu sonte, gjë që e bën edhe më të veçantë. Duhet të jetë një ndeshje e shkëlqyer. Kudo që trajneri të vendosë të më luajë, objektivi im është gjithmonë të jap gjithçka dhe të performoj në maksimum të aftësive të mia. Pozicioni im në fushë nuk është fare problem. Për sa kohë që luaj, jam i lumtur, thjesht dua të shijoj futbollin tim. Ne thjesht duhet të japim 100% dhe të bëjmë më të mirën tonë në çdo situatë. Objektivi ynë është të përpiqemi të fitojmë çdo ndeshje, pavarësisht kundërshtarit. Ne jemi Milan. Duhet të hyjmë në fushë të bindur fort se mund të fitojmë dhe të jemi gati për çdo betejë.