Sonte luhet Bournemouth–Milan, një përballje e rëndësishme për javën e tretë të fazës së ligës në Europa League. Milani i Ruben Amorim vjen në Angli pa Gonçalo Ramos, për shkak të një mbingarkese në pulpë, dhe pa Chukwueze. Megjithatë, trajneri portugez është shfaqur optimist pas paraqitjeve të fundit të skuadrës. Më poshtë janë deklaratat e Marianellës. Çfarë Bournemouth-i duhet të presim sonte? Është një skuadër që duhet të mendojë pak edhe për kampionatin, ku nuk e ka nisur sezonin shumë mirë. Por këtu ndihet një entuziazëm i madh. Mjafton të bësh një shëtitje në qendër të qytetit për të kuptuar lidhjen e fortë mes qytetit, skuadrës dhe tifozëve, për këtë aventurë të parë evropiane në historinë 127-vjeçare të klubit. Është e vërtetë që nuk e kanë nisur mirë Premier League-n, por, siç tha edhe Loftus-Cheek në konferencë, Bournemouth është një skuadër ndryshe në Evropë. Pres një Bournemouth agresiv. Rose mund të vendosë të kursejë një ose dy lojtarë duke menduar për Premier League-n, megjithëse nuk besoj shumë te kjo mundësi. Pres ritëm të lartë, agresivitet dhe përfshirjen e të gjithë stadiumit. Është një stadium i vogël, por tifozët bëjnë shumë zhurmë. Cilët janë tre lojtarët e Bournemouth-it që Milani duhet të ketë më shumë kujdes? Rayan, Truffert dhe Tavernier. Nëse mbrojtësi i krahut francez nuk luan, atëherë do të përmendja Evanilson. Si e shihni Amorim-in e sotëm, krahasuar me atë që drejtonte Manchester United-in? Më duket më i qetë dhe më i çliruar sesa kur e komentova fillimisht te Sporting Lisbona dhe më pas te Manchester United. Ndoshta, siç tha edhe vetë në konferencë, përvojat të formojnë, të ndryshojnë dhe të ndihmojnë të rritesh. Është gjithashtu një trajner pak më fleksibël. Te Manchester United nuk donte kurrë të hiqte dorë nga mbrojtja me tre lojtarë, ndërsa te Milani e ka bërë këtë ndryshim. Kam menduar gjithmonë se Amorim ka potencial të jashtëzakonshëm. Mes trajnerëve portugezë që po përhapen nëpër botë, ai është një përfaqësues që më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Jam i bindur se kalimi nga një ‘djallush’ te tjetri, nga Manchester United te Milani, e ka ndihmuar. Ai pati fatin që, pasi nuk arriti të bënte mirë në një klub të madh, të gjente një tjetër klub po aq të madh, ku mund të shfrytëzonte atë periudhë të vështirë të karrierës. Besoj se do të bëhet një trajner i madh dhe mund të fillojë ta dëshmojë këtë me Milanin. Pres shumë nga Amorim-i te Milani. Është një trajner që më ka pëlqyer gjithmonë. Omari Hutchinson: Ju keni folur mirë për të që në momentin e mbërritjes. Çfarë lojtari është? Nuk është një emër që të tërheq menjëherë vëmendjen në merkato,thotë ai duke buzëqeshur. Nuk është lojtari i parë që të vjen në mendje kur mendon për një futbollist të Premier League-s. Megjithatë, është një emër i mirë dhe një zgjedhje që tregon kompetencë nga ana e atyre që e kanë përzgjedhur. Është një lojtar që mund të vendosë fatin e një ndeshjeje. Ka shpejtësi, aftësi për të depërtuar deri në vijën fundore, për t'u futur nga krahu drejt qendrës, për të gjuajtur, për të bërë lëvizje pa top dhe për të gjetur shokët e skuadrës. Me shpejtësinë e një lojtari të Premier League-s, ai di të bëjë shumë gjëra. Kur mora konfirmimin, sepse kisha pyetur për të, u gëzova shumë. Kjo tregon se ka klube italiane, në këtë rast Milani, që kanë shumë kompetencë në merkato. Jam i kënaqur nëse ai bën mirë, sepse kështu konfirmohet edhe ajo që kam thënë, përveç faktit që do të ishte diçka e mirë për Milanin. Ai ka shumë potencial. Duhet t'i jepet hapësirë që ta tregojë veten. Wenger thoshte gjithmonë se një lojtari që shkon në një kampionat të huaj duhet t'i jepen gjashtë muaj për t'u përshtatur. Për një futbollist anglez, kampionati italian ka qenë historikisht një hap i vështirë. Ndoshta tani është pak më pak i tillë. Por besoj se, nëse i jepen mundësia, hapësira dhe koha, Hutchinson do të tregojë se është një ide shumë e mirë për merkaton. Kë do të aktivizonit si sulmues qendre mes Cisse dhe Camardës, duke pasur parasysh mungesën e Gonçalo Ramos? Po më bën një pyetje të vështirë, sepse nuk e kam parë Cisse-n mjaftueshëm si sulmues. Ai është një nga shumë pozicionet që mund të interpretojë. Më magjeps si lojtar, sepse mund të bëjë shumë gjëra. Amorim e kuptoi menjëherë këtë. Sapo mbërriti në Itali, një nga deklaratat e para të tij që regjistrova, para se të komentoja miqësoren me Chelsea-n, ishte pikërisht se ky djalë do të luante shumë, sepse ka potencial të madh. Ai e përsëriti këtë dje për Sky dhe në konferencë:,sipas tij, Cisse është ende vetëm në 50% të potencialit të vet. Nuk e di nëse pozicioni i sulmuesit të qendrës është më i përshtatshmi për të, por e ka luajtur atë rol dhe e ka bërë mirë. Ka shënuar edhe gola. Nga ana tjetër, Camarda është një sulmues qendre i mirëfilltë, por ndodhet në një moment krejt të kundërt. Njëri grafik po ngjitet, ndërsa tjetri, nëse nuk po bie, të paktën nuk po ngjitet. Kjo mund të jetë një mundësi për të, por ambienti do të jetë i vështirë. Entuziazmi do të jetë i madh, por mund të krijojë edhe presion. Nuk e njoh mjaftueshëm karakterin e Camardës për të thënë nëse një atmosferë kaq elektrizuese do ta motivojë të bëjë një paraqitje të nivelit të lartë, apo nëse do ta intimidojë. Personalisht, do ta provoja Camardën si sulmues qendre, për ta përdorur Cisse-n në një rol tjetër. Për të bërë zgjedhjen më të mirë që në fillim, unë do të provoja Camardën…