Në fund të sezonit të kaluar, klubi më kontaktoi. Ata thanë: 'Ne të njohim, ti na njeh, ti e njeh klubin, kulturën dhe njerëzit. Ne dimë si punon. Ne duam që ti të rindërtosh ekipin. Na duhet që ti të nisësh një dekadë tjetër të jashtëzakonshme si ajo që përjetoi klubi'. U ktheva sepse klubi më donte përsëri, por edhe mënyra se si më kontaktuan luajti një rol. Kam lënë Real Madridin në 2013, mendoj, dhe që atëherë kemi ruajtur gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë. U largova në marrëdhënie të shkëlqyera me klubin, presidentin dhe bordin.