Lajme
Premier League
Mikel Arteta në konferencë
Max Dowman nis një pezullim tre-ndeshjesh pasi ankimi për të rrëzuar kartonin e kuq dështoi këtë javë...
Ishte një frustrim i madh sepse e di pasojat e kësaj, veçanërisht për Max, dhe është diçka që e diskutuam pak para se të dilnim sepse nuk është hera e parë që ndodh. Ndodhi edhe një herë këtë muaj me Anglinë, dhe fatkeqësisht do të vazhdojë të ndodhë, sepse mënyra si luan dhe si tërheq kundërshtarët...
Rreth Noni Madueke...
Ende nuk e dimë. Nesër kemi një seancë stërvitore ,le të shohim nëse ai mund ta përfundojë tërësisht atë seancë nesër, dhe pas kësaj do ta dimë nëse do të jetë në dispozicion apo jo.
Rreth Bukayo Saka...
Siç thashë, ai kishte nevojë për një skanim tjetër për të parë se si po zgjidhej sasia e lëngut që ishte aty, nëse tendini ishte prekur dhe sa keq ishte prekur. Ky është një lajm i mirë dhe, më pas, do të dimë më shumë rreth tij.
Duket sikur [mund të mungojë për Anglinë], por duhet të presim dhe të shohim javën e ardhshme.
Rreth Declan Rice, Riccardo Calafiori dhe Christos Tzolis.
Të gjithë stërviten sot, dhe do të stërviten edhe nesër, dhe nëse gjithçka është në rregull, ata do të jenë në dispozicion.


Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!