Do të doja të shihja që edhe disa shokë ekipi të mi të dilnin herë pas here për të folur dhe për të marrë përgjegjësi. Dhe jo gjithmonë vetëm ne italianët, thotë Matteo Politano. Sulmuesi anësor i Napolit foli për Sky Sport pas humbjes 4-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Portos: Po na shkon keq, por duhet të qëndrojmë bashkë. Shpresoj që së shpejti të na rikthehen disa lojtarë. A kemi pranuar shumë gola në 30 minutat e fundit? Është e vërtetë. Na mungon egërsia në mbrojtje,nuk e kuptojmë kur jemi në rrezik. Në Ligën e Kampionëve dhe në kampionat, sapo u jepni hapësirë, ata të ndëshkojnë.