Ruben Amorim, trajneri i Milanit, ende nuk duket se ka gjetur formulën e duhur,kjo jo aq për shkak të barazimit në transfertë me Sassuolon ,që mund të ndodhë gjatë një sezoni por më tepër për shkak të hezitimit mbi formacionin që të përdorë. Në veçanti, dje ekipi ndryshoi sërish gjatë ndeshjes nga katër mbrojtës që kishte qenë i suksesshëm kundër Lecces në tre mbrojtës. Këtë e komentoi sot Carlo Pellegatti, gazetar dhe tifoz i Milanit, i cili ishte mysafir në programin Maracanà në TMW Radio. Komentet e Carlo Pellegattit për Milanin dhe Ruben Amorim: Ajo që shqetëson në këtë moment nuk është se një projekt është në ndërtim,por që nuk shohim asnjë përparim në këtë proces. Kërkuan durim, por nëse ke nisur me një 3-4-2-1 dhe pastaj kalon në një 4-4-2 – që është formacioni që përdoret nga trajnerët e sjellë për të shpëtuar ekipet në prag të rënies nga kategoria… Një 4-4-2 mund të ndodhë gjatë një ndeshjeje, por kjo më shqetëson. Nuk po shohim asnjë përparim,kanë kaluar tre muaj dhe jemi ende në të njëjtën pozitë. Pastaj Amorim ka mbështetur te lojtarë që, sipas statistikave, ishin rezerva në Atalanta dhe Fulham përkatësisht. Dhe kjo ngre pyetje. Tifozët po fillojnë të reagojnë ashtu si dy vjet më parë: Dy vjet më parë ishte Allegri, tani është fantazma e Contesë.