Lajme
Milan
Sala (Danz) Ky Milan ka nevojë për kohë, por Amorim më shqetëson. Kriza e golave? Ramos duhet shërbyer më mirë
Federico Sala, foli kështu për momentin aktual të kuqezinjve të trajnerit Amorim. Këto janë konsideratat dhe idetë e tij për sfidën në San Siro kundër Lecces:
Fjalët shqetësuese të Amorimit
Ndjesia ime është se, siç ishte e pritshme, kësaj skuadre do t'i duhet shumë kohë. Është e qartë se mbetet figura e keqe në Europa League, edhe pse ishte një Milan pa shumë titullarë. Për të mos kaluar grupin në Europa League duhet të përpiqesh shumë, por sipas meje është shumë më shqetësuese ajo që thotë Amorim para dhe pas ndeshjes. Nuk e di çfarë i ka shkuar në mendje në këtë moment. Para ndeshjes Torino-Milan thotë se ka lojtarët e duhur për të luajtur lojën e tij, ndërsa pas ndeshjes me Benfica thotë thuajse të kundërtën. Është shqetësuese, kështu po e "ngec" tashmë projektin… .
A është në rrezik Amorim?
Sipas meje, besimi mbetet, edhe pse në futboll gjithçka mund të ndryshojë. Krahasuar me Fonsecën, Conceiçaon dhe Allegrin, Amorim ka forçën që është zgjedhur personalisht nga Cardinale. Ajo që mund ta shqetësojë pronarin e RedBird janë deklaratat e fundit të trajnerit portugez. Mendoj se përpara se të largojnë Amorimin do të duhet edhe pak kohë.
A është Gonçalo Ramos tashmë në diskutim?
Nisemi nga një parakusht. Duhet kohë, sepse djali ka luajtur pak në dy vitet e fundit, nuk ka arritur të luajë as në një botëror me vazhdimësi. Duhet të rikthejë edhe pak lehtësi dhe ndjeshmëri në fushë. Nga reagimet që kam unë, më kanë thënë se është një lojtar i jashtëzakonshëm aty në Milanello, cilësitë e tij nuk diskutohen. Ka të bëjë edhe konteksti, trajner i ri dhe vend i ri. Sinqerisht, nuk më kujtohet ndonjë lojtar që ka ardhur dhe ka bërë një ndikim të menjëhershëm si Malen. Ramos në ndeshjet e fundit, përveç atij me Venezian, pothuajse kurrë nuk ka arritur të marrë topa të luajtshëm. Sulmuesit nuk i vjen asgjë. Nëse nuk i arrin topat sulmuesit, ai nuk mund të bëjë asgjë.
Në San Siro vjen Lecce
Mendoj se Milani do të ketë shumë vështirësi me ekipet nga vendi i shtatë e lart, ndërsa mund të ketë jetë më të lehtë me ekipet e tjera. Për llojin e futbollit që dëshiron të luajë Amorim, ndeshja ndaj Lecces mund të rezultojë më pak e komplikuar, padyshim më e lehtë, edhe pse Lecce mbetet një ekip i vështirë që të bën të luash keq.
Komente (0)
Hyr për të komentuar.
Asnjë koment ende. Bëhu i pari!