Kjo nuk ishte një ndeshje e vërtetë. Kartoni i kuq dhe penalltitë ndryshuan gjithçka, dhe ne nuk ishim në gjendje të konkuronim. Nuk kishte asnjë garë. Ne nuk mund të pësojmë një penallti nga ai këndore dhe pastaj të mbetemi me dhjetë lojtarë. Tani duhet të rikuperojmë dhe të përqendrohemi te ndeshja e ardhshme. Duhej të vraponim shumë duke luajtur me një lojtar më pak sonte. E konsideroj një ndeshje negative në çdo aspekt. U përpoqa t'i vendosja lojtarët në pozicionet ku ndiheshin më rehat, dhe më pas bëra ndryshime me anë të zëvendësimeve. Ende nuk kam pasur kohë të flas me Maignan. Tani duhet të mendojmë për Udinesen, dhe do ta diskutojmë përsëri sapo të kthehemi në shtëpi. Netë si kjo janë pjesë e rrugëtimit. Nëse shikon historinë e Milanit, është e qartë që aktualisht jemi në një pozicion tjetër. Megjithatë, vlerësova qëndrimin e lojtarëve të mi, të cilët u përpoqën të ndihmonin njëri-tjetrin.