Nuk mendoj se filluam mirë. Bëmë shumë gabime në pjesën e parë dhe nuk ka shumë çfarë të thuhet tjetër. Marrja e dy penalltive dhe mbetja me dhjetë lojtarë e bën gjithçka jashtëzakonisht të vështirë. Tani duhet të harrojmë këtë ndeshje dhe të jemi gati për të ardhmen. Çfarë të tha Maignan? Ai thjesht na tha të qetësoheshim. Këto gjëra mund të ndodhin,janë pjesë e lojës. Pavlović foli për Sky Sport rreth golit të tretë të Bournemouth-it: Ishte gabimi ynë, nuk ka shumë çfarë të thuhet më. Është i shëmtuar për t'u parë. Në atë moment, mendova se topi kishte shkuar pak më lart, por duke e parë përsëri, është e qartë që muri ishte pozicionuar gabim. Siç thashë më parë, do të luajmë më shumë se 50 apo 60 ndeshje këtë sezon, dhe kjo ishte vetëm një prej tyre. Sigurisht që dhemb, por duhet të rikthehemi dhe të përqendrohemi ekskluzivisht te ndeshja e ardhshme sepse kemi ndeshje të tjera vendimtare në ditët në vijim. Jemi në rrugën e duhur, dhe absolutisht duhet të harrojmë këtë mbrëmje.