Sezonet 2014/15 dhe 2015/16 më lejuan të arrija kulme të pabesueshme në karrierën time. Në 2015 luajta në finalen e Champions League kundër Barcelonës, ndërsa 2016 përfundoi me Europianin, ku u eleminam nga Gjermania në penallti, me golin tim nga pika e bardhë kundër Neuer. Ishte fillimi i ngjitjes së karrierës sime. Fjalët e Leonard Bonuccit, i cili ka rikthyer në mendje disa momente të karrierës së tij në një intervistë për agjencinë World Soccer Agency të Alessandro Lucci. Bonucci ka treguar për ofertën e Pep Guardiolës, i cili do ta kishte dashur mbrojtësin te Manchester City: Për stilin tim të lojës, trajneri që preferon më shumë të luajë nga prapa është Guardiola. Kështu nisi një joshje e fortë për disa javë. Kur të telefonon Guardiola, nuk është një joshje e zakonshme. Fillon të luhatesh, ndërmjet ishte Europiani dhe duhej të isha i përqendruar, por edhe gjatë turneut pati momente për t'i ndarë së bashku. LIDHJA ME JUVENTUSIN Lidhja midis Bonuccit dhe Juventusit ka qenë e fortë: Nga ana ime, ideja për të lënë Juventusin më bënte të dridhej zemra. Disa ditë i thoja vetes 'Sa bukur, Premier League, Guardiola', ditën tjetër 'Gjithmonë kam ëndërruar për Juventusin' dhe duhet të them se, në këtë aspekt, Alessandro Lucci më ka ndihmuar shumë. Ish-lojtari ka rrëfyer edhe transferimin te Milani: Vitin tjetër, me kalimin te Milani, ndikimi im ishte i vogël sepse kisha humbur qartësinë pas ngjarjeve që ndodhën në 2017. Në atë rast, ai ishte i qartë në analizën e situatës. Po bëhesha një shtyllë e Juventusit, dhe rruga që duhej të ndiqja ishte ajo. Nuk kishte ndodhur asgjë që të më bënte të mendoja ,Nuk je më mirë këtu, duhet të ikësh. Isha në zonën time të rehatisë që më bënte të performoja dhe prandaj nuk kishte kuptim të largohesha". EUROPIANI DHE GUARDIOLA Bonucci shpjegoi momentin e vështirë që kaloi në familje dhe marrëdhënien me Juventusin: Pas Europianit kam biseduar me Juven dhe ka ndodhur episodi në të njëjtën kohë me sëmundjen e Matteos. Unë jam një nga ata që gjithmonë kanë besuar në energjitë që bashkohen për të bërë që diçka të ndodhë. Bonucci zbuloi se Juventusi nuk do ta shiste për asnjë shifër: Sëmundja e Matteos dhe fakti që unë nuk ndihesha 100% gati për të lënë Juven e cila më thoshte se edhe sikur të vinte një shifër të pabesueshme, nuk do të më shiste ishte një pasojë normale që të qëndroja. Të stërvitesha nga Guardiola do të më kishte lejuar të kisha një bagazh më të madh, nga ana teknike dhe taktike. Të analizoj rrugëtimin brenda dhe jashtë fushës sportive ka qenë një rritje.